Lokacioni:
Vetim Shala, Prizren, Kosovo
Orari punës
Hëne - Premte: 16:00 - 20:00
E shtunë 09:00 - 15:00

Vizioni Ynë

Vizioni ynë është të krijojmë një klinikë që tërheq dhe ruan një staf shumë të aftë në fushën e terapisë fizikale. Qasja jonë proaktive për zhvillimin e praktikave më të mira dhe promovimi i metodave efektive të trajtimit do të na ndihmojë të arrijmë këtë qëllim.

Filozofia jonë

Ordinanca Fizioterapeutike Veroni është e përkushtuar për të ofruar shërbime të terapisë fizikale me cilësi të lartë në një ambient të bukur dhe modern.

 

Fokusi ynë në edukimin e vazhdueshëm të fizioterapeutëve tanë është i pakrahasueshëm dhe garanton që fizioterapeutët tanë të vënë në praktikë metodat më të fundit dhe teknikat më të avancuara të rehabilitimit të disponueshme për të gjitha llojet e lëndimeve.

 

Misioni Ynë

Ne jemi të përkushtuar si profesionistë shëndetësor, duke mbështetur klientët tanë në rrugën e tyre drejt shëndetit, formës fizike dhe mirëqenies.

Ne synojmë të inkurajojmë dhe të i ndihmojmë ata të rifillojnë dhe të ruajnë këtë kërkim të vazhdueshëm për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

 

Paisjet tona

Ne kemi sjellur vazhdimisht risi , duke sjellur për herë të parë në Kosovë dhe rajon paisje profesionale nga brendet më te njohura në fushën e Fizioterapisë:

Indiba Activ CT9 – Tecar Terapi
LightForce XLi – Laser Terapi
Storz Medical Duolith SD1 T-Top Ultra – Fokus Shockwave
Storz Medical MP200 – Radial Shockwave
Chattanooga Triton DTS – Traxion 
Normatec Pulse Pro 2.0 – Presoterapi 
Enraf Nonius – Elektroterapi
 

Kujdesi ndaj pacientit

Ne do të ofrojmë trajtime praktike në klinikën tonë që ju mund ti praktikoni edhe në shtëpi, duke ju mundësuar që të bëheni pjesëmarrës aktiv në rimëkëmbjen dhe shëndetin tuaj fizik në të ardhmen.

Shërbime profesionale

Fizioterapistët tanë kanë një përvojë shumë vjeçare klinike dhe një pasion të përbashkët për të ndihmuar komunitetin tonë të qëndrojë aktiv. Ne ofrojmë për herë të parë në Prizren shërbimin e osteopatisë dhe gjithashtu për herë të parë në Kosovë shërbimin e CranioSacral terapisë.