Cranial Facial Release – CFR është një teknikë speciale manuale që përdoret për të trajtuar kushte të ndryshme të lidhura me rajonin e kokës, qafës dhe fytyrës. Ajo përfshin përdorimin e balonave të vogla dhe të specializuara që futen butësisht në kalimin e hundës për të aplikuar presion mbi kafkën dhe kockat e fytyrës. Ky presion ka për qëllim të lirojë tensionin, përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të lehtësoj rrjedhën e lëngut cerebrospinal në të gjithë trurin dhe palcën kurrizore dhe të promovojë funksionin më të mirë të kockave kraniale, sinusëve dhe sistemit nervor.

Në cilat raste përdoret Cranial Facial Release
- Kongjestion kronik i sinusëve
- Dhimbjet e kokës ose migrenat
- Çrregullime të TMJ (artikulacioni temporomandibular)
- Probleme me frymëmarrjen ose apneja e gjumit
- Dhimbje ose ngurtësi të qafës
- Stresi ose tensioni
- Sindromi i lodhjes kronike
- Neurologjia trigeminale
- Paraliza e nervit facial
- Insomnia
- Tringëllimë në vesh
- Marrëmendje
- Ç’rregullime emocionale
- Depresioni

Në cfarë bazohet kjo terapi
Kjo terapi bazohet në konceptin se kockat e kafkës dhe suturet kraniale (bashkimet midis kockave) mund të lëvizin ose të bëhen të kufizuara, duke ndikuar në funksionin neurologjik dhe trupor. Praktikuesit e CFR, shpeshherë kiropraktorë ose osteopatë, besojnë se rikthimi i lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit në këto zona mund të sjellë përfitime të ndryshme shëndetësore.