Terapia Manuale përdoret për një sërë teknikash për të manipuluar nyjet dhe indet e buta që të përmirësoj shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Terapia Manuale rrit furnizimin e trupit me oksigjen dhe lëndë ushqyese në muskujt tuaj, të cilët ndihmojnë në çlirimin e mbetjeve nga indet e muskujve. Terapia Manuale gjithashtu përshpejton aftësinë natyrale të trupit tuaj për të shëruar veten.

Masazh i përgjithshëm i shëndetit dhe relaksimit
Terapia Manuale është trajtimi i mosfunksionimit të indeve të buta dhe kyçeve. Masazhi mund të ndihmojë në rivendosjen e fleksibilitetit dhe gamës së lëvizjes, si dhe në rritjen e mirëqenies dhe relaksimit të përgjithshëm.

Disa teknika të Terapisë Manuale
- Mobilizimi i nyjeve
- Teknikat e energjisë Muskulore (MET)
- Teknikat neurodinamike
- Masazh i thellë i indeve
- Masazh sportiv dhe terapeutik
- Lirim i pikave trigger point
- Drenazhi limfatik
- Teknika e lirimit aktiv (ART)