Lokacioni:
Vetim Shala, Prizren, Kosovo
Orari punës
Hëne - Premte: 16:00 - 20:00
E shtunë 09:00 - 15:00

Terapia e traksionit është një metodë e përdorur në fizioterapi për trajtimin e shqetësimeve të ndryshme muskuloskeletike dhe problematikave të nyjeve të trupit. Kjo terapi përdor forcën e tërheqjes ose traksionit për të ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe për të zvogëluar presionin mbi nyjet dhe disqet e trupit.

Efektet e terapisë së traksionit

  • Zvogëlim të dhimbjeve
  • Përmirësim të lëvizshmërisë
  • Përmirësim të qarkullimit të gjakut
  • Shpërndarjen e peshës
  • Relaksim muskular
  • Zvogëlon presionin mbi nervat

Zbatimi i terapisë së traksionit

Terapia e traksionit zakonisht zbatohet me kujdes dhe në përputhje me nevojat individuale të pacientëve dhe përdoret nga fizioterapistë të kualifikuar ose profesionistë të tjerë të shëndetit. Kjo metodë mund të përdoret si trajtim i pavarur ose si pjesë e një plani të trajtimit më të gjerë në kontekstin e fizioterapisë.